Tomë Gashi: Vendimi i gjykatës është mbulim i vrasjes së Astrit Deharit

Tomë Gashi: Vendimi i gjykatës është mbulim i vrasjes së Astrit Deharit

Avokati Tomë Gashi ka dalë në një konferencë për media menjëherë pas dhënies së verdiktit për katër anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur në emër të grupit të avokatëve të të dënuarve, duke e cilësuar vendimin si një masakër të drejtësisë.

“Në këtë gjykatë u shqiptu një vendim është masakër e drejtësisë. Nuk kemi të drejtë si avokatë ta quajmë “vendim terrorist” por ky vendim dëshmon se dënimi i tyre është politik”.

Gashi tha se vendimi i Gjykatës është bërë për dy arsye.

“Ta mbulojnë vrasjen e Astrit Deharit, me 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dhe arsyeja e dytë ësht politike se ne i jemi më pak se 24 orë nga zgjedhjet lokale”, ka thënë Gashi./Insajderi.com