Tokyo zgjedh kryetaren e parë grua

Tokyo zgjedh kryetaren e parë grua

Ish-ministrja japoneze e mbrojtjes Yuriko Koike, është zgjedhur kryetarja e parë grua e kryeqytetit japonez Tokyo.

Ky lajm vjen menjëherë nga anketat e para pas daljes nga vendvotimet.

Transmetuesi publik NHK si dhe mediat tjera, kishin parashikuar Yuriko Koike, si fituese të zgjedhjeve pas mbylljes së vendvotimeve.

Nëse fitorja e saj konfirmohet, atëherë njëra ndër sfidat e saj kryesore do të jetë frenimi i problemeve financiare që shqetëson përgatitjet Tokyos për pritjen e Lojërave Olimpike 2020, njofton Klan Kosova.

Skandalet që kishin të bëjnë me lojërat detyruan dy qeveritarët e fundit të japin dorëheqjen ndërkaq vet Yuriko Koike 64 vjeçare  në një fjalim të saj tha se qytetarët do të shohin një Tokyo që asnjëherë nuk e kanë parë.

‘’Unë do ta udhëheqë politikën e Tokyos në një mënyrë të paparë, do të shihni një Tokyo që se keni parë asnjëherë më parë’’. /Insajderi.com