Toka momentalisht është më e nxehta në 120.000 vitet e fundit

27.09.2016 14:29

Një studim i ri thotë se Toka është më e ngrohtë momentalisht se sa ka qenë para rreth 120.000 vjetësh, dhe se është afër të shënojë temperaturën më të lartë në më shumë se 2 milionë vjet.

Toka momentalisht është më e nxehta në 120.000 vitet e fundit

Si pjesë e një teze të doktoraturës së saj në Universitetin e Stanfordit, Carolyn Snyder, tani zyrtare e politikës klimaterike në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të SHBA-së, ka krijuar një punim shkencor në të cilin paraqet temperaturat e tokës prej 2 milionë vjetësh.

Studimi i temperaturës nga Carolyn Snyder, i publikuar këtë të hënë në revistën Journal, nuk e tregon temperaturën mesatare të secilit vit, por jep rezultatet mesatare të rreth 5,000 vitesh në të kaluarën, prej këtij 2 milionë vjeçari, raporton CBS News, shkruan Insajderi.

Dhe sipas studimit të saj, del që 5,000 vjeçari i fundit ka qenë më ngrohti në tokë, që prej 120,000 vjetësh.

Snyder tha se nëse faktorët klimatik do jenë të njëjtë sikurse në të kaluarën, Toka është duke pritur një ngrohtësi në të ardhmen. /Insajderi.com