Tmerr në SHBA: Pesë fëmijë pësuan në zjarr

Tmerr në SHBA: Pesë fëmijë pësuan në zjarr

Fëmijët ishin të moshës prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, dhe kanë pësuar në jug të shtetit amerikan Misuri, kur rimorkion, në të cilin ata jetonin, a kaploi zjarri, kanë kumtuar autoritetet lokale.

Në zjarr është lënduar dhe një grua, ka deklaruar shefi i shërbimit të zjarrfikësve të qytezës Lebanon, Sam Shnayder, transmeton AP.

Sipas fjalëve të tij, fëmijët ishin të moshë prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Shnayder ka theksuar se qytetarët dhe policët janë përpjekur t’i shpëtojnë fëmijët para se të vijnë zjarrfikësit, por zjarri ishte tepër i fortë.

Ai ka shtuar se gruaja është transportuar në spital të Springfildit, por nuk mundi të tregojë se si është gjendja e saj.

Zëdhënësi i sekretariatit për siguri publike i shtetit Misuri, Mike O’Connel ka deklaruar se është hapur hetimi për atë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin./Insajderi.com.