Tmerr në kryeqytetin gjerman, janë djegur dy të pastrehë

Dy të pastrehë kanë marrë djegie të rënda pasi një sulmues i panjohur në stacionin hekurudhor në Berlin i kishte lagur me lëng djegëse e më pas i ka djegur.

Tmerr në kryeqytetin gjerman, janë djegur dy të pastrehë

Dy njerëz të moshave 47 dhe 62 vjeç, janë dërguar në spital pas sulmit i cili ka ndodhur në stacionin Schoeneweide në pjesën juglindore të Berlinit gjatë natës në mes të dielës dhe të hënës. Gjërat e tyre gjithashtu janë djegur.

Policia të hënën ka refuzuar t’i konfirmojë raportimet e gazetave Bild dhe Berliner Zeitung se në skenë kanë dalë kalimtarët dhe e kanë shuar zjarrin me aparat për shuarjen e zjarrit të sjellë nga një shitore për ushqim të shpejtë e cila ishte në afërsi, transmeton Insajderi.com.

Motivi tani për tani mbetet i panjohur, edhe pse autoritetet e kanë hapur hetimin nën dyshimin për tentim vrasje.

Ky incident ka përkujtuar në një sulm të ngjashëm me zjarr, të kryer në vitin 2016 në Berlin, ndaj një të pastrehut i cili flinte, e më pas arriti nëpër ballina të medieve në gjithë Gjermaninë.

Një grup i të rinjve ka tentuar ta djegë një të pastrehë në stacionin Schoenleinstrasse gjatë natës së Krishtlindjes, mirëpo udhëtarët arritën të pengojnë që personi të merr lëndime më serioze.

Sulmuesi kryesor ishte dënuar në gjashtë muaj e më vonë në dy vjet e nëntë muaj burgim, derisa tre ndihmësit e tij kanë marr çdonjëri nga tetë muaj me kusht./Insajderi.com.