Tjetër tragjedi në Amerikë: Hyn në qendër tregtare dhe vret 3 njerëz

Tjetër tragjedi në Amerikë: Hyn në qendër tregtare dhe vret 3 njerëz

Policia e Kolorados në SHBA është në kërkim të sulmuesit të armatosur i cili në mënyrë të qetë hyri në qendrën tregtare Walmart në Thornton, qytet afër Denverit, dhe filloi të gjuajë me armë blerësit, ku edhe i ka vrarë tre persona dhe më pas ka dalë dhe është larguar.

“I dyshuari në mënyrë “noshalante” hyri në Walmart në Thornton dhe hapi zjarr diku pas orës 18 sipas kohës lokale të mërkurën dhe pasi që doli, hyri në veturë dhe u largua”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Thorntonit, Victor Aliva, duke i përcjellë deklaratat e dëshmitarëve.

“Ajo që tash për tash dimë është se ka qëlluar në mënyrë të rastësishme”, ka thënë Aliva dhe ka shtuar: “Siç kanë deklaruar dëshmitarët, sulmuesi ka hyrë dhe ka filluar të qëlloj në drejtim të grupit të njerëzve”.

Dy meshkuj kanë vdekur prej plagëve të marra në vendin e ngjarjes. Ndërsa një grua e lënduar është transportuar në spital ku edhe ka vdekur.

“Sulmuesi është i bardh i veshur me xhaketë të zezë dhe xhinse, i ka flokët ngjyrë kafe”, e ka përshkruar Aliva. Identiteti i tij ende është i panjohur, por policia përveç fotografisë së tij në Twitter ka publikuar edhe fotografinë e veturës të cilën janë duke e kërkuar.

“Nuk ka shenja se zjarri i hapur është akt terrorizmi dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësin për këtë”, ka thënë ai./Gazeta Metro/