Tjetër rekord i Zidane tek Reali

Tjetër rekord i Zidane tek Reali

Zinedine Zidane ka regjistruar në “San Paolo” fitoren e 50-të si trajner i Real Madridit, duke thyer një tjetër rekord në periudhën e tij të shkurtër në stolin madrilen, ku ai u ul vetëm 433 ditë më pare. Francezi është trajneri i dytë në historinë e klubit, që në kaq pak ndeshje (69) ka arritur 50 fitore.

Në këto lojëra ai regjistron 192 gola në favor dhe 70 gola të pësuar. Vetëm Carlo Ancelotti është para Zidane në këtë klasifikim, për shkak se i janë dashur 68 ndeshje për të marrë 50 fitore si trajner i “Los Blancos”.

Zidane është i bashkëlidhur me Miguel Muñoz dhe Jose Mourinho, të cilët, gjithashtu, morën 69 lojra për të grumbulluar 50 fitore në “Santiago Bernabeu”.

Vetëm se fracezi, në këtë segment ndeshjesh, ka vetëm pesë humbje (Ancelotti ka humbur nëntë ndeshje, Mou tetë ndeshje dhe Muñoz nëntë ndeshje). Zidane ka rekordin e 40 ndeshjeve pa humbje me Real Madridin, si trajner (rekord në Spanjë), duke nënshkruar edhe fillimin më të mirë të një sezoni të “Los Blancos” (29 lojëra pa humbje), shkruan telesport.

Këto “marka”, gjithashtu, janë shoqëruar me tituj (në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube).