Tjetër hap i gabuar i Real Madridit

24.09.2016 22:44

Pas barazimit me Villarrealin në "Santiago Bernabeu", Real Madrid ka lënë dy pikë të tjera në përballje me skuadrën surprizë të këtij stinori, Las Palmas.

Tjetër hap i gabuar i Real Madridit

“Los Blancos” nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim tek Las Palmas, raporton Gazeta Online Insajderi.

Ishte Asensio ai që shënoi golin e epërsisë për madrilenët në minutën e 33′ të takimit. Vendasit u kundërpërgjigjën vetëm gjashtë minuta më vonë përmes Tanausu, i cili barazoi shifrat në 1 me 1.

Benzema në pjesën e dytë e riktheu epërsinë, mirëpo goli i sulmuesit Araujo në minutën e 85′ vendosi rezultatin përfundimtar.

Përkundër barazimit Real Madrid rikthehet në krye të tabelës, duke kaluar Barcelonën me një pikë më shumë në renditje. /Insajderi.com