Titujt e medieve ndërkombëtare pas lirimit me kusht të Haradinajt

Titujt e medieve ndërkombëtare pas lirimit me kusht të Haradinajt

Pas vendimit të gjykatës franceze në Colmon për lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, disa media të mëdha ndërkombëtare kanë shkruar për të.

Gazeta më e njohur franceze ‘Le Monde’ ka nxjerrë në ballinën e saj një titull.

“Drejtësia franceze urdhëron lirimin e ish-kryengritësit kosovar Haradinaj”, shkruan ‘Le Monde’.

15995430_689152284585747_1671392296_n

Të njëjtën ngjarje e ka përcjellë edhe agjencia franceze e lajmeve  AFP. Ajo ka cituar fjalët e Ramush Haradinajt para gjyqtarëve i cili ka thënë ‘Se ajo çfarë jeni duke bërë ju është vetëm abuzim i të drejtave njerëzore’.

“Ish kryengritësi kosovar Haradinaj lirohet në Francë”, ishte titulli i AFP-së.

AFP

AFP ka shkruar një raport më të gjerë lidhur me raportet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë që nga paslufta.

Lajmi ka depërtuar edhe përtej Atlantikut. Gazeta amerikane “The New York Times”, shkruan se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është liruar por me kusht deri në vendimin përfundimtar të gjykatës për ekstradim apo jo për në Serbi.

“Ish-kryeministri i Kosovës lirohet në pritje të vendimin për ekstradim”, shkruan NYT.

NYT

Gjithashtu, një numër i madh i fotografive ka qarkulluar gjatë momenteve kur Ramush Haradinaj kishte shkuar në gjykatë nën përcjelljen e policisë franceze./Insajderi.com

haradinaj arrestimi

ramush haradinaj arrest lirohet