“The Times” masakron lojtarët anglezë – të gjithë notat zero

“The Times” masakron lojtarët anglezë – të gjithë notat zero

Gazeta londineze “The Times” nuk e ka kapërdirë eliminimin e Anglisë përballë Islandës dhe ka masakruar futbollistët britanikë në vlerësimin që ka dhënë për paraqitjen e tyre gjatë sfidës.

Ajo që bie më shumë në sy është se të 14 lojtarët që zbritën në fushën e lojës janë vlerësuar me të njëjtën notë, zero.

ron

Edhe pse komentet përkrah notës nuk kanë qenë krejtësisht negative për futbollistët, gazeta ka dashur që t’u kujtojë të gjithëve në mënyrë shumë të veçantë se pavarësisht asaj që dhanë në fushë, ata ishin protagonistë të ndeshjes që mund të cilësohet si dështimi më i madh në historinë e futbollit anglez. /Insajderi.com