Tillerson e viziton NATO-n, pas zemërimeve për mosprani në një takim

25.03.2017 10:44
Tillerson e viziton NATO-n, pas zemërimeve për mosprani në një takim

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, do ta vizitoj NATO-n në Bruksel, javën e ardhshme, pas zemërimeve që shkakoi shpallja se ai nuk do të merrte pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha mbrëmë se Tillerson do ta vizioj selinë e NATO-s në Bruksel më 31 mars. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.

Agjencia Reuters e ka cituar një zyrtar të lartë të këtij deparatamenti, që ka thënë se Tillerson do të takohet me ninistrat e jashtëm të NATO-s më 31 mars, në një takim me orar të ri, por NATO-ja nuk ka publikuar ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje.

Më herët, zyrtarët amerikanë kanë thënë se Tillerson po planifikonte të mos merrte pjesë në takimin e NATO-s të paraparë për 5 dhe 6 prill në Bruksel, që do të ishte rasti i tij i parë për takim me ministrat e jashtëm të 27 vendeve të tjera anëtare të aleancës veri-atlantike.

Tillerson planifikon që pak kohë pas këtyre datave ta vizitoj Moskën.

Vendimi për anashkalimin e takimit e ministrave të jashtëm të NATO-s ka shkaktuar shqetësime nga zyrtarët evropianë lidhur me përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për NATO-n.(rel)