Tigri i Tasmanisë nuk është zhdukur

28.03.2017 11:15
Tigri i Tasmanisë nuk është zhdukur

Mendohet se nga Australia është zhdukur rreth 2 mijë vite më parë, ndërsa që prej 8 dekadash nuk është parë e dokumentuar as në Tasmani.

Bëhet fjalë për tigrin e Tasmanisë, një specie që në librat e biologjisë konsiderohet e zhdukur.

Por së fundmi janë shtuar pretendimet se kanë rënë në kontakt me një kafshë të tillë në rajonin Queensland në Australi.

Provat janë të fakta dhe nuk bindin 100 përqind, por kjo nuk ka pengon ata që besojnë se ajo që kanë parë ka qenë një tigër tasman të këmbëngulin me vendosmëri.

Ky lloj tigri njihet ndryshe edhe si Thylacine. Prova e fundit bindëse e ekzistencës së tij daton në vitin 1936 në kopshtin zoologjik të Hobartit, ku edhe ngordhi specia e fundit.

Megjithëse shpresat për të provuar se ky tigër nuk është zhdukur, shkencëtarët e Universitetit “James Cook” kanë ndërmarrë një fushatë kërkimore të gjerë në zonat ku është raportuar për ekzistencën e mundshme të tij.