Tifozi shqiptar i Atalantas arrestohet pasi shpërndau drogë

Tifozi shqiptar i Atalantas arrestohet pasi shpërndau drogë

Policia e qytetit të Bergamos ka zhvilluar sot një operacion masiv kundër një grupi të ultrasve të skuadrës së Atalantës, në të cilën aktivizohet Etrit Berisha.

26 persona kanë përfunduar në pranga për trafik dhe tregti droge, zhvatje, rrëmbim dhe kundërshtim ndaj forcave të rendit.

Nga hetimet është mësuar se tifozët, para fillimit të ndeshjeve, blinin dhe konsumonin kokainë pranë ambienteve të stadiumit, duke kryer më pas akte të dhunshme.

Hetimet kishin filluar që në shtatorin e vitit 2015. Mes të hetuarve është edhe djali i prokurorit të përgjithshëm të Breshias, shkruan Panorama-sport.

Në këtë operacion të policisë, përveç një grupi italianësh, janë të përfshirë edhe një shtetas shqiptar dhe një serb.

Kjo mënyrë veprimi, me konsumimin e drogës pranë stadiumit të ndjekur nga aktet e dhunës, është ndeshur edhe para përplasjeve që ndodhën në janarin e vitit 2016 në qendër të Bergamos, pas ndeshjes kundër Interit, ku personave në fjalë u është shtuar edhe akuza e kundërshtimit të forcave të rendit. /Insajderi.com