Tifozi që mori topin e Tottit, pranon oferta: Nuk e shes kurrë

Tifozi që mori topin e Tottit, pranon oferta: Nuk e shes kurrë

Që nga mëngjesi i sotëm, Thomas Lintozzi nuk është më një djalë i zakonshëm. Ai ishte me fat kur rrezikoi edhe jetën në tribunat e stadiumit “Olimpico” të Romës, për ta marrë topin që Francesco Totti ia gjuajti tifozëve në ndeshjen e fundit.

“Do më mungoni”, shkruante kapiteni i Romës, në topin që i dedikohej tifozëve të Romës.

Por, njeriu që e kapi këtë top në tribunën e tifozëve ultras të Romës, thotë se ka pranuar oferta për ta shitur topin.

“Nuk do ta shes kurrë, edhe pse shumë oferta më kanë ardhur”, ka thënë tifozi i Romës, Thomas Lintozzi.

Lintozzi ka vetëm fjalë të mëdha për Tottin, raporton Gazzeta dello Sport.

“E kam dashur që kur isha në çerdhe. Për mua futbolli ishte ai. I jam falënderues gjithë jetën për atë që ai [Totti v.j] ka bërë për njerëzit, veçanërisht, për mua”, ka thënë tifozi 27-vjeçar. /Insajderi.com