Tifozi 18-vjeçar i PSG-së vret shokun që ishte tifoz i Barcelonës

Tifozi 18-vjeçar i PSG-së vret shokun që ishte tifoz i Barcelonës

Një tifoz 18-vjeçar i Paris Saint-Germain në Gabon ka vrarë shokun e tij, pasi ai e kishte ngacmuar pas fitores së thellë të Barcelonës ndaj PSG-së me rezultat 6-1, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve AFP.

Siç shkruan AFP dhe gazeta gaboneze L’Union, 18-vjeçari i cili ishte tifoz i PSG-së ishte i dehur kur kreu aktin, njofton Insajderi.

Barcelona mposhti me rezultat 6-1 PSG-në, me ç’rast e eleminoi nga Liga e Kampionëve. Ndeshjen e parë PSG e kishte fituar me rezultat 4-0, në Paris. /Insajderi.com