Tifozët sulmojnë futbollistët në ndeshjen Bregu i Fildishtë dhe Senegali

Tifozët sulmojnë futbollistët në ndeshjen Bregu i Fildishtë dhe Senegali

Miqësorja mes Bregut të Fildishtë dhe Senegalit ka përfunduar para kohës.

Takimi është ndërprerë në minutën e 88 pasi që disa tifozë u futën në fushë dhe u përpoqën që të “sulmonin” futbollistët.

Gjyqtari kryesor Tony Chapron ndërpreu takimin, kur rezultati në semafor tregonte shifrat 1:1.

Futbollistët e të dy skuadrave u detyruan që duke vrapuar të futen në dhomat e zhveshjeve duke mos dal më për të zhvilluar minutat e pakët që kishin mbetur deri në përfundimin e këtij takimi kjo pasi që futbollistët nuk ishin të sigurt të zbrisnin më në fushë.

Golashënues për Senegalin ishte ylli i Liverpoolit, Sadio Mane ndërsa për mysafirët realizoi Gohi./Insajderi.com