Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar [foto]

Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar [foto]

I është vënë flaka një flamuri shqiptar sot në Milano të Italisë, nga tifozët e skuadrës nga Beogradi Crvena e Zvezdës.

Mediumi serb, B92 ka publikuar një foto të fansave të Zvezdës “Delije”, të cilët kanë postuar në rrjetin social Twitter pamjet gjatë djegies së flamurit kombëtar shqiptar.

Ata kishin shkuar në Milano për të mbështetur skuadrën e tyre kundër Olimpijas në kuadër të Euroleagues. /Insajderi.com