Tifozët presin me brohoritje në aeroport Besart Berishën

Tifozët presin me brohoritje në aeroport Besart Berishën

Me këngë, me thirrje të emrit të tij, me propozime për fotografi është pritur futbollisti i Melbourne Victory, Besart Berisha, të enjten kur ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Tifo-grupi “Dardanët” i kanë organizuar një pritje të ngrohtë futbollistit nga Prishtina i cili luan në Australi, duke qenë njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i ligës së këtij vendi, njofton televizioni publik.

Berisha ka ardhur në Kosovë për ndeshjen me Islandën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, e cila luhet më 24 mars në Shkodër, që është ndeshja e tij e parë me përfaqësuesen.