Shqipëria do të ketë një ndeshje të vështirë sonte në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Kuqezinjtë do të takohen me kombëtaren italiane në stadiumin Renzo Barbera të Palermos.
E në rrugët e këtij qyteti kanë arritur tifozët kuqezinj dhe me këtë video emocionuese ftojnë të gjithë shqiptarët që të jenë në stadium në ndeshjen e sotme, njofton Tele Sport.
Grupi i tifozëve do të shkojë në fshatin Arbëresh, ku do të ketë edhe një ceremoni.
Takimi Itali : Shqipëri fillon në ora 20:45 dhe stadiumi pritet të jetë i stërmbushur.
Kombëtares tonë në Itali do të i mungojnë dy mbrojtësit kryesor Mërgim Mavraj dhe Arlind Ajeti./Insajderi.com
Live nga Sheshi Politeama Palermo/per Telesport FatlumKurtajPhotography
Posted by Telesport on Friday, 24 March 2017