Administrata e qytetit të Parisit ka marrë vendim për t'i ndarë një çmim të veçantë tifozëve të Republikës së Irlandës, të cilët janë dëshmuar si më të mirët n" />

Tifozët irlandezë shpërblehen për sjellje sportive në evropian

Tifozët irlandezë shpërblehen për sjellje sportive në evropian

Administrata e qytetit të Parisit ka marrë vendim për t’i ndarë një çmim të veçantë tifozëve të Republikës së Irlandës, të cilët janë dëshmuar si më të mirët në Kampionatin Evropian të futbollit në Francë.

Kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo do t’ia dorëzojë sot medaljen “Ushtrisë së gjelbër”, siç njihen tifozët e Republikës së Irlandës për shkak të “sjelljes jashtëzakonisht korrekte dhe atmosferës së mirë”.

Edhe pse u eliminuan në të tetën e finalës kundër Francës, tifozët e Republikës së Irlandës kanë impresionuar opinionin me sjelljen gjatë EURO 2016, njofton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i kampionatit tifozët irlandezë vazhdimisht kanë kënaqur opinionin me shfaqjet e tyre origjinale të tilla si këndimet e ninullave për fëmijë në metro, këndimet e lutjeve të murgeshës në tren, brohoritjet e francezit nga ballkoni, këndimi i policisë franceze.

Trajneri Martin O’Neill u dha atyre çmimin, pasi ekipi i tij përfundoi garën në Kampionatin të dielën nga humbja në Lion. /Insajderi.com


Are Irish Fans The Champions Of Euro 2016- by chinh-tran