Tifozët grekë ofendojnë Kosovën në sfidën ndaj Real Madridit [video]

Tifozët grekë ofendojnë Kosovën në sfidën ndaj Real Madridit [video]

Tifozët e klubit grek, Olympiacos kanë shfaqur banerin me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në ndeshjen kryesore të xhiros së 28-të në “Euroleague”.

Olympicaos humbi me rezultat 73-79 ndeshjen ndaj kampionëve të Spanjës, mirëpo çfarë mori vëmendje ishte baneri politik që kanë shpalosur mbrëmë tifozët e klubit grek, raporton Insajderi.

Ata e shpalosën banerin gjatë ndeshjes dhe në kor thërrisnin: “Kosova është Serbi”.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët ultras të Olympiacos kanë shfaqur banderola të tilla, ofenduese ndaj shtetit të Kosovës. /Insajderi.com