Tifozët e Napolit shkaktojnë dridhje sizmike

29.09.2016 21:32
Tifozët e Napolit shkaktojnë dridhje sizmike

Tifozeria e Napolit njihet si një nga më të veçantat dhe më të zjarrtat në Europë dhe mbrëmë e ka treguar pse.

Ndonëse në stadiumin “San Paolo” të Napolit nuk ishin më shumë se 42 mijë vetë të pranishëm për sfidën kundër Benfikës në Ligën e Kampioneve, kori i tyre gjatë himnit të turneut është regjistruar si dridhje sizmike.

“Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka publikuar të dhënat e sizmografit që tregojnë dridhjet në momentin e korit të tifozëve të Napolit, të cilat aparatura i ka regjistruar sikur të ishte një tërmet i lehtë, shkruan gazeta shqiptare Panorama.