Tifozët e Barcelonës zgjedhin zëvendësuesin e Neymar

Tifozët e Barcelonës zgjedhin zëvendësuesin e Neymar

Neymar ka vendosur që të largohet nga Barcelona pas katër viteve për të kaluar në PSG

Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një zëvendësuesi të Neymar, me Philippe Coutinho, Antonie Griezmann, Kylian Mbappe dhe Paulo Dybala.

Në një sondazh të së përditshmes spanjolle AS, 37 për qind e tifozëve të Barcelonës kanë zgjedhur Paulo Dybalan si zgjedhjen e parë.

Në vendin e dytë me 27 për qind renditet Antonie Griezmann, ndërsa në vendin e tretë renditet Kylian Mbappe.

Favoriti kryesor i drejtuesve të Barcelonës, Philippe Coutinho është vetëm zgjedhja e katërt e tifozëve.