Tifozët e Arsenalit dhe Gary Neville kritikojnë ashpër Xhakën

Tifozët e Arsenalit dhe Gary Neville kritikojnë ashpër Xhakën

Tifozët e Arsenalit nuk janë nda aspak të kënaqur me paraqitjen e Xhakës ndaj Liverpoolit.

Liverpooli e ka turpëruar Arsenalin në “Anfield”, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0, shkruan Express.

Në këtë ndeshje nuk bëri aspak paraqitje të mirë mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ndaj të cilit kanë shpërthyer tifozët e Arsenalit në rrjetet sociale që mund t’i shikoni më poshtë.

Gary Neville: “Xhaka sapo tentoi t’ia kthejë topin portierit me thembër në gjashtë metërsh. Ec e shpjegoje këtë veprim”.

“Kush i mban mend tifozët e Arsenalit që krahasonin Xhakën me Pogban? Tani Xhaka nuk është as në nivelin e Ndidit”.

“Xhaka ka gjashtë asiste deri më tani këtë sezon. Katër prej tyre për kundërshtarët. I mbivlerësuar”.

“Dikush të ma dërgoj një “gif” të Wijnaldumit duke ia shkatërruar karrierën Xhakës”.

“Kam parë shumë gjëra budallaqe nga lojtarët e Arsenalit ama tentimi që t’ia kthejë topin me thembër portierit ishte tronditëse”.

“Xhaka tenton t’ia kthejë me thembër topin Cech vetëm 2 metra larg portës. Klub qesharak”.

“Xhaka është mesfushori më i dobët që kam parë në këto 49 vitet e fundit”.