“Tifozat Kuq e Zi”, thirrje qeverive për bashkimin e kombëtareve

“Tifozat Kuq e Zi”, thirrje qeverive për bashkimin e kombëtareve

Pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA dhe përfshirjes së saj në kualifikueset e Botërorit 2018, ndarja mes dy shteteve shqiptare u zyrtarizua edhe në futboll.

Ditët e fundit tema më e diskutuar ka qenë ajo e zgjedhjes së përfaqësueses nga futbollistët kosovarë, ku Rashica, Meha dhe Shala braktisën Shqipërinë për Kosovën, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve ka vendosur të vazhdojë për ngjyrat kuqezi.

“Tifozat Kuq e Zi”, me anë të një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe federatave të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për krijimin e një lige të përbashkët kombëtarja dhe bashkimin në një të ekipeve përfaqësuese.

Statusi i tyre fillon me falenderimin për të gjithë futbollistët “që kanë djersitur, po djersisin dhe do të djersisin fanellën e Kombëtares tonë”.

“Por, nga sot, rruga ku ishim bashkë, pati një devijim, devijim ky që do të bashkohet në “udhëkryqin” e radhës. Ne, Tifozat Kuq e Zi, zotohemi se do të punojnë shumë dhe pandalshëm, që ky ri-bashkim të ndodhë sa më shpejt, dhe besojmë fuqishëm që kur kjo të arrihet, shqiptarët do të kenë një ekip shumë më gjithpërfshirës, jashtëzakonisht më të fortë, dhe të përhershëm”, shkruajnë “Tifozat Kuq e Zi”.

Ky grup thonë se “Tani topi” mbetet te qeveritë dhe federatat respektive të të dy vendeve për t’i hapur rrugë një kampionati konkurues në futbollin europian, dhe një ekip kombëtar akoma më të fortë.

statusi kuq e zi