T’i shkruash një të vdekuri në Facebook – trendi i tmerrshëm në rrjete sociale

T’i shkruash një të vdekuri në Facebook – trendi i tmerrshëm në rrjete sociale

Prania në rrjete sociale bëhet edhe më e komplikuar kur përdoruesi i saj vdes. Qindra fotografi, video, e shkrime që një person i ka postuar në rrjete sociale, sidomos në Facebook, mbesin edhe pas vdekjes.

Edhe pse ekziston një version që të lësh dikë si “njeri i besuar” në Facebook e që mund të përkujdeset për profilin pas vdekjes, një gjë të tillë nuk e dinë shumë përdorues.

Por një trend që është i përhapur sidomos tek përdoruesit në shumë vende të botës, është përhapur jashtëzakonisht shumë edhe tek përdoruesit e Facebook në Kosovë.

Vdekja e 16 vjeçarit në Prishtinë, Aulon Zeka, pas vrasjes me katër plumba, trupi i të cilit u varros sot në Prishtinë, ka qit në pah këtë trend të tmerrshëm: dhjetëra shokë e të afërm të familjes vazhdojnë të komentojnë tek fotografitë e tij të publikuara para se ai të vritej midis qytetit ku jetonte.

“U prefsh në paqe”, “Ishalla në xhenet” e deri tek “pse ma bërë këtë”, janë disa nga frazat më të përdorura tek komentet që përdoruesit, me gjasë, shoqëria e të ndjerit, kanë filluar ti shkruajnë tek fotografitë e publikuara nga vet i ndjeri, para se të vritej.