“Ti që po pisket atje, mshele” – Kryeministri nervozohet me protestuesin [video]

“Ti që po pisket atje, mshele” – Kryeministri nervozohet me protestuesin [video]

“Hej ti që po pisket atje, mshele. Kushdo që po pisket atje le ta mshelë”. Kështu iu drejtua kryeministri Ramush Haradinaj qytetarëve që kishin dalë të protestonin sot për rastin Kumanova.

Para objektit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri bisedoi me familjarë e protestues për të dënuarit, për rastin Kumanova.

Fillimi i komunikimit me ta nuk ka qenë edhe i qetë, pasi disa protestues filluan të brohoritnin “hiqe policinë…”.

Këtu ka ardhur në shprehje temperamenti i kryeministrit Haradinaj.

“Hej ti që po pisket atje, mshele. Nëse doni të bisedoni, për atë jam këtu, mundem edhe të kthehem në zyrë”, tha kryeministri.