Thumbimi i Shpend Ahmetit ndaj Kurtit dhe Konjufcës rreth sondazheve për PSD-në

Thumbimi i Shpend Ahmetit ndaj Kurtit dhe Konjufcës rreth sondazheve për PSD-në

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht kryetari PSD-së, Shpend Ahmeti, ka komentuar deklaratat e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe deputetit të VV-së, Glauk Konjufca, të cilët kanë parashikuar dështimin e partisë së PSD-së.

Ahmeti ka thënë se Kurti dhe Konjufca po merren me sondazhe të PSD-së, e cila nuk është matur në asnjë sondazh.

“Me ja nis kështu e me thanë edhe zotëri Konjufca edhe zotëri Kurti po merren më shumë me sondazhet e PSD-së që tashmë asnjëherë nuk është matë në asnjë sondazh dhe nuk e di cilit sondazh i është referuar Kurti”, ka Ahmeti për Periskopin.

Po ashtu ai më tej ka thënë se VV nuk është marrë asnjëherë me sondazhe, ndërsa tani sipas tij po përdorën sondazhet si sulm ndaj PSD-së.

“Një gjë çfarë e kemi përmendur në Vetëvendosje gjithmonë është se nuk  merremi me sondazhe dhe tash me e përdorë sondazhin si sulm, unë mendoj që më mirë të merr përqindje PSD-ja se sa PDK-ja edhe ma mirë është ata me u marrë me përqindjen e PDK-së se sa me atë të PSD-së. Sepse në fund të fundit”, ka deklaruar Ahmeti.

Kujtojmë se Kurti muaj më parë në një intervistë kishte thënë se në bazë të sondazheve FER-i 2, duke iu referuar PSD-së do të jetë më e dështuar se FER 1./Insajderi.com