“A thu çka kanë Hashimi e Isa me Malishevën?”

Në kohën sa ishte kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi i kishte quajtur banorët e Malishevës zagarë, ndërsa kryeministri i tanishëm i Kosovës Isa Mustafa, një ditë më parë e quajti Malishevën "vend të rriqrave".

“A thu çka kanë Hashimi e Isa me Malishevën?”

Këto dy deklarata kanë nxitur reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili ka thënë se Malisheva është një vend i luftës që pagoi shtrenjtë për lirinë e Kosovës, dhe se nuk është as vend i zagarëve e as i rriqrave, raporton Insajderi.

“A thu çka kanë Hashimi e Isa me Malishevën? Nuk është Malisheva poligon i shfryrjes së ligësive të tyre! Malisheva nuk është vend as i ‘zagarëve’ e as i ‘rriqrave’ siç thonë ata, por vend i luftëtarëve dhe vend që e pagoi shtrenjtë Lirinë me të cilën po abuzojnë këta pushtetarë”, tha Selimi.

Selimi është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, partisë më të votuar opozitare në vend. /Insajderi.com