Thirrja e Ramës për ndihmë nga presidenti të cilin e quante “kërcënim për Amerikën”

Thirrja e Ramës për ndihmë nga presidenti të cilin e quante “kërcënim për Amerikën”

Para se Donald Trump të hynte në Shtëpinë e Bardhë nga ku drejton Amerikën si president, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e kishte quajtur presidentin amerikan si “kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”.

Kjo deklaratë e Ramës kishte bërë bujë ndërkombëtare duke u futur edhe në serinë e deklaratëve të liderëve botëror për Trump.

“Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane,” kishte thënë ai publikisht në televizion në muajin mars të vitit 2016.

Ndërsa të njëjtën përgjigje ai kishte dhënë edhe për CNN, ku kishte shprehur frikën se çka mund të ndodhte me Amerikën nëse Donald Trump zgjidhet president.

Por disa muaj pasi Trump ka marrë drejtimin e një prej superfuqive në botë, kryeministri shqiptar ka ndërruar diskursin duke kërkuar ndihmë nga presidenti amerikan.

Në një intervistë për gazetën “Telegraph” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha që pa mbështetjen e SHBA “Ballkani nuk do ishte vend ku ka paqe edhe bashkëpunim”, raporton Telegraph.

Shqetësimi i tij vjen edhe si reflektim nga ministri i punëve të jashtme, Ditmir Bushati.

“Është parë një mungesë e fokusit nga partnerët tanë kryesorë, SHBA dhe BE në Ballkan,” ka thënë ai.

Duke parë edhe ndikimin e Rusisë në planifikimin e vrasjes së kryeministrit në Mal të Zi, ka shqetësime që mosinteresimi i Washingtonit do ti jap kurajo Moskës.

“Nëse ka tërheqje nga SHBA dhe BE ne mund të kthehemi prapa te bazikja, dhe ne e dimë se çka do të thotë kjo për Ballkanin,” ka thënë Rama.

Ai ka thënë se Rusia po qëndron gati që ta shtrijë ndikimin në Ballkan.

“Politikat e Rusisë nuk korrespondojnë me ambiciet e Ballkanit për tu bashkuar BE-së,” tha Rama./Insajderi.com