Thirrja e Erdoganit për turqit në Gjermani: Mos e votoni Merkelin

18.08.2017 21:16
Thirrja e Erdoganit për turqit në Gjermani: Mos e votoni Merkelin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian – Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë, duke ju bërë thirrje votuesve turq në këtë vend, që të mos i votojnë ata.

“Po ju bëj thirrje të gjithë bashkëvendësve të mi në Gjermani, Kristian- Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër, të gjithë janë armiq të Turqisë. Mbështetni partitë politike që nuk janë armike të Turqisë”, ka thënë ndër të tjera Erdogan.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani zhvillohen muajin e ardhshëm. /Insajderi.com