Thirrja e Albin Kurtit për mërgimtarët për protestë – tregon dëshirën për ta rrëzuar Qeverinë

Thirrja e Albin Kurtit për mërgimtarët për protestë – tregon dëshirën për ta rrëzuar Qeverinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve që të vijnë në Kosovë për të protestuar më 29 shtator. Ai mes tjerash ka lavdëruar kontributin e tyre financiar në Kosovë.

Ka thënë se vitin e kaluar zyrtarisht mërgimtarët në Kosovë kanë sjell 760 milionë euro, pa llogaritur pushimet e tyre dhe ahengjet.

Mes tjerash Kurti ka folur edhe për keqqeverisje, ku sipas tij jeta e kosovarëve dhe mërgimtarëve nuk do të lehtësohet. Sipas tij vetëm VV do ta përmirësojë këtë gjendje.

Më poshtë gjeni video mesazhin e tij të plotë:

Mesazh Bashkëatdhetarëve

Një mesazh i shkurtër për bashkatdhetarët tanë në mërgatë

Posted by Albin Kurti on Friday, 21 September 2018