Thierry Heny emërohet ndihmës i trajnerit të Belgjikës

Thierry Heny emërohet ndihmës i trajnerit të Belgjikës

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry, i është bashkuar ekipit të trajnerit Roberto Martinez tek kombëtarja belge.

Ai është emëruar si ndihmës i përzgjedhësit Martinez, i cili ka thënë se Henry ka pranuar menjëherë ofertën.

“Ai është një figurë e rëndësishme për ne dhe do të sjellë diçka të re,” ka thënë ai, shkruan BBC.

Në anën tjetër, përmes Twitter, Henry ka thënë se është i nderuar për detyrën e re që i është besuar. “Mezi pres, jam shumë i entuziazmuar,” ka deklaruar ai./Insajderi.com