“Thierry Henry ka irrituar njerëzit në Belgjikë”

“Thierry Henry ka irrituar njerëzit në Belgjikë”

Thierry Henry është akuzuar për amatorizëm, pasi do të punojë njëkohësisht si zëvendëstrajneri i kombëtares së Belgjikës dhe opinionist në televizion.

Kritikat kanë ardhur nga ish-trajneri i belgëve, Marc Ëilmots, i cili mendon se ish-futbollisti francez duhet të përkushtohet me kohë të plotë te puna si ndihmësi i Roberto Martinez. Ëilmots ka qenë për katër vjet trajner i Belgjikës dhe u largua në korrik.

Ai mendoj se Henry duhet të largohej nga pozicioni i tij si analist në “Sky Sports”, pasi pranoi ofertën e ardhur nga Roberto Martinez, për të punuar bashkë te Belgjika.

“Nuk mund të punosh si komentator dhe si trajneri i kombëtares. Ky është amatorizëm total. Në Belgjikë njerëzit janë irrituar për këtë. Henry është një komentator apo trajneri i Belgjikës? – tha Ëilmots. – A mund të ketë lidhje në këtë Bart Verhaeghe, president i Club Brugge dhe zv.president i Federatës Belge të Futbollit, sepse ai është i specializuar në dy punësime.”

Trajneri i Arsenal, Arsene Ëenger, i ofroi Henry mundësinë për të punuar si ndihmësi i tij te “topçinjtë”, por marrëveshja nuk u arrit pikërisht sepse ish-sulmuesi refuzoi të linte punën si komentator.