Therje me thikë në Gjilan

Therje me thikë në Gjilan

Raportohet se një person është therur me thikë dje në Gjilan, dhe ka marrë trajtim mjekësor. Therja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, në të cilën thotë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:15.

“Viktima, burrë shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari, burrë shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.