Thëniet e Nelson Mandelës që do t’ju lënë pa fjalë

Thëniet e Nelson Mandelës që do t’ju lënë pa fjalë

“Edukimi është arma më e fortë që ju mund të keni për të ndryshuar botën”.

“Askush nuk ka lindur duke urryer dikë tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, fesë, apo mentalitetit të tij. Njerëzit duhet t’i mësojmë të urrejnë dhe në momentin që nisin të urrejnë dikë, duhet t’i mësojmë të dashurojnë, sepse dashuria hyn më natyrshëm në zemrën e njerëzve, se sa e kundërta e saj”.

“Madhështia në qeniet njerëzore nuk qëndron në faktin e mungesës së dështimeve, por në ngritjen pas çdo dështimi”.

“Ndërkohë që ne e lëmë dritën brenda shpirtit tonë të shndrijë, pa e menduar, ne u japim leje edhe të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë”.

“Një mendje e bukur dhe një zemër e bukur janë gjithnjë një kombinim frymëzues”.

“Nëse do të bësh paqe me armikun tënd, duhet të punosh me armikun tënd. Pastaj ai mund të bëhet partneri yt”.

“Njerëzit guximtarë nuk i tremben faljeve në emër të paqes”.

“Gjithmonë duket e pamundur deri në momentin që e arrin diçka”.

“Ne nuk mund të jetojmë në paqe, për aq kohë sa në botë ka varfëri, padrejtësi dhe pabarazi”.

“Mos më vlerësoni për sukseset e mia. Më vlerësoni për të gjitha herët kur u rrëzova dhe u ngrita sërish”.

“Siç e kam thënë përherë, gjëja e parë që duhet të bëni, është të jeni të ndershëm me veten tuaj. Ju nuk mund të keni një ndikim në shoqëri, nëse nuk ndryshoni veten tuaj. Mendoni që personat më të paqtë në botë janë të gjithë njerëz me integritet, ndershmëri dhe modesti”.

“Guximi nuk është mungesa e frikës – është frymëzimi që ti u jep të tjerëve për të ecur përpara”.