Themelohet Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Themelohet Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Ministri Beqaj, me rastin e propozimit për themelimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka theksuar se formimi i këtij Këshill ka për qëllim koordinimin e të gjithë akterëve relevantë për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Sipas Beqajt, këshilli do t’i ketë 17 anëtarë, ndërsa fushëveprimtaria e tij do të rregullohet me rregullore të veçantë e cila do të harmonizohet në Këshill dhe do të miratohet nga Qeveria e Kosovës.

Ky këshill sipas tij nuk do të ketë implikime financiare shtesë, sepse është e përfshirë brenda buxhetit të kësaj ministrie.