Thellohet kriza e skuadrës së Shaqirit

Skuadra e Stoke Cityt, në të cilën luan Xherdan Shaqiri, ka vazhduar me rezultate negative edhe këtë fundjavë në Premier Ligë, pavarësisht rikthimit të futbollistit kosovar nga lëndimi.

Thellohet kriza e skuadrës së Shaqirit

Stoke nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Premier Ligës ndaj WBA-së.

Goline  parë të ndeshjes e shënoi futbollisti uellsian Joe Allen në minutën e 76-të të takimit, ndërsa një pikë të artë WBA-së në udhëtim ia siguroi futbollisti venezuelas Salomon Rondon, i cili tundi rrjetën e portierit Shay Given në minutat shtesë të takimit.

Skuadra e Shaqrit renditet e fundit në ligë me vetëm 2 pikë të grumbulluara pas gjashtë javësh. Shaqiri ka zhvilluar vetëm dy takime këtë edicion, atë të parën ndaj Middlesbrough, në të cilën shënoi golin e barazimit dhe këtë ndaj WBA-së të shtunen.

Në të dyja takimet që ai ka luajtur këtë edicion, skuadra e Marc Hughes nuk ka dalur e mposhtur. /Insajderi.com