The Guardian artikull të veçantë për Era Istrefin

The Guardian artikull të veçantë për Era Istrefin

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian, ia ka kushtuar një tekst këngëtares kosovare Era Istrefi.

Në artikullin e publikuar nga The Guardian, shkruan për rikthimin e Will Smithit, i cili së bashku me Era Istrefin do e hapin kampionatin botëror që do të mbahet në Rusi.

“Will Smith po rikthen në muzikë, duke shënuar himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 me yllin reggaeton të Kolumbisë Nicky Jam dhe këngëtaren kosovare Era Istrefi”, shkruan në The Guardian.

Tutje në këtë shkrim pasqyrohet ndër vite hapja e kampionateve botërore, duke e përmendur rastet kur në vendin e Era Istrefit kanë qenë këngëtare me famë botërore si Jeniffer Lopez dhe Shakira./Insajderi.com