Thaçi vazhdon të jap data për liberalizimin e vizave

Thaçi vazhdon të jap data për liberalizimin e vizave

Para dy viteve një datë tjetër e kishte thënë Hashim Thaçi se kur kosovarët do të lëvizin pa viza, një datë tjetër e ka dhënë sot nga Brukseli presidenti i vendit, shkruan Insajderi.

Thaçi ka thënë është i bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit. Thotë se me ratifikimin e demarkacionit Kosova ka plotësuar kushtet për lëvizjen e lirë.

“Është radha e Bashkimit Evropian që sa më shpejt të përmbyllin procedurat e nevojshme që të ndodh liberalizimi i vizave”, tha Thaçi.

“Unë them lirisht se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh brenda këtij viti. Mund të ndodh në vjeshtën e hershme,” tha Thaçi për televizionin publik të Kosovës.

Thaçi komentet i bëri pas takimit me komisionarin europian për Fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn. Por para dy viteve Thaçi kishte dhënë disa fjalë tjera. Ai kishte shkruar para dy viteve se brenda 24 orëve do të liberalizohen vizat për kosovarët./Insajderi.com