Thaçi: Ushtria krijohet edhe pa Listën Serbe  

Thaçi: Ushtria krijohet edhe pa Listën Serbe   

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar edhe një herë se krijimi i ushtrisë është “rrugë pa kthim”. Madje Thaçi ka thënë se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk i bindë serbët që votohen ndryshimet kushtetuese, atëherë Kosovë do ta ketë ushtrinë përmes projektligjit.

“Beogradi po e mban peng Kosovën dhe është i pajustifikueshëm ngurrimi i bashkësisë ndërkombëtare t’i bindin serbët e Kosovës që ta ndryshojnë mandatin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetues”, ka thënë Thaçi

Sipas presidentit, bashkësia ndërkombëtare mund ta bindë Beogradin për pesë minuta nëse njëmend dëshiron ta bëjë këtë. Megjithëkëtë, presidenti ka rikonfirmuar edhe një herë se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’i bindë serbët që të votohen ndryshimet kushtetuese, atëherë Kosova do të shkojë përmes projektligjit dhe do ta ketë ushtrinë e vet, ka thënë Thaçi për Zërin

Thaçi ka thënë se janë në koordinim me Qeverinë për Projektligjin dhe brenda afatit ligjor ajo pritet të shkojë në Kuvend. Ani pse javë më parë në një reagim të Qeverisë së Kosovës, thuhej se për iniciativën e Thaçit e kishin kuptuar vetëm pak ditë para e aj ta dorëzonte tek kryetari i Kuvendit.

Presidenti ka folur edhe për Demarkacionin dhe ratifikimin e tij. Ai ka thënë se partnerët e koalicionit duhet t’i bindin deputetët e tyre për ta ratifikuar këtë marrëveshje sepse BE-ja nuk do ta heqë kurrë këtë kusht./Insajderi.com