Thaçi uron presidentin e ri të Shqipërisë

Thaçi uron presidentin e ri të Shqipërisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë Ilir Meta.

Thaçi është shprehur i bindur në kryerjen e detyrave të Metës me përgjegjësi të lartë, duke shtuar se Meta ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i Kosovës.

“Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetërore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë.Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin presidencial”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen”, ka shkruar më tutje./Insajderi.com