Thaçi uron garë të dinjitetshme për zgjedhjet lokale

Thaçi uron garë të dinjitetshme për zgjedhjet lokale

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka uruar hapjen e fushatës për zgjedhjet komunale në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook-un e tij, ka thënë se kjo është një mundësi që të gjithë kandidatët të tregojnë përkushtimin e tyre për zgjedhje, siç ka thënë ai, të lira, të ndershme dhe demokratike.

Postimi i Thaçit:

Sot, zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet komunale në Kosovë.

I gëzohem mundësisë që edhe njëherë të gjitha partitë politike, kandidatët për Kryetar Komunash si dhe për Asambletë Komunale do të kenë rastin të dëshmojnë përkushtimin e shoqërisë sonë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Ju uroj të gjithëve suksese, garë të dinjitetshme dhe për përkushtim për qytetarin e Kosovës.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Vëzhgimin e zgjedhjeve të 22 tetorit do ta bëjnë edhe misioni i BE-së, dhe organizatat joqeveritare të Kosovës.