Thaçi udhëton në New York, me Haradinajn dhe Pacollin – thotë se ka një agjendë intensive

Thaçi udhëton në New York, me Haradinajn dhe Pacollin – thotë se ka një agjendë intensive

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka udhëtuar për në New York së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka shkruar se ka një agjendë shumë intensive ku fokusi i tij do të jetë anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Do të jem në New York këtë javë së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacollin. Agjenda është intensive dhe fokusin jonë është në rritjen e pozicionimit dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e marrëdhënieve me shumë vende”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com