Thaçi: U detyruam ta transformojmë FSK-së, s’mund të jemi peng i Listës Serbe

Thaçi: U detyruam ta transformojmë FSK-së, s’mund të jemi peng i Listës Serbe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se iniciativa e tij për transformimin e FSK-së në ushtri është bërë për shkak se ky proces nuk mund të jetë peng i deputetëve të Listës Serbe, të cilën dirigjohen nga Beogradi.

Ai ka thënë se më i lumtur do të ishte sikur kjo të ndodhte përmes ndryshimeve kushtetuese, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të rrethanave të njohura.

Sipas tij, emri i FSK-së nuk paraqet asnjë problem, por me rëndësi është përmbajtja e kësaj që po ndodh sesa forma e saj.

“Kjo inaciativë e imja është e domosdoshme dhe behet në interes të Kosovës si dhe në interes të rajonit”, ka thënë ai.

“Tri vjet më parë kam paralajmëruar krijimin e ushtrisë, por një gjë të tillë është pamundësuar nga Lista Serbe sepse është bërë e qartë me dhjetëra herë se nuk do ta votojnë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë askush nuk ka nevojë t’i frikësohet forcimit të FSK-së, sepse ajo do të shërbejë për të gjithë qytetarët në Kosovë, duke kontribuar edhe për paqen rajonale e globale./Insajderi.com