Thaçi tregon kushtin për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Thaçi tregon kushtin për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka të ardhme europiane për Kosovën dhe Serbinë pa normalizim të raporteve dhe ndërtim të një fqinjësie të mirë dhe të qëndrueshme.

Ai ka deklaruar se marrëveshjet që do të arrihen nga bisedimet e reja do të zbatohen, dhe pritet që të kenë implikime edhe në ndryshimin e strukturës ligjore, njofton Klan Kosova.

“Çdo marrëveshje e arritur do të ketë obligime ligjore, ndërkombëtare. Ndoshta do të duhet të ndërrohet edhe legjislacioni. Do të ketë transparencë të plotë, do të punojmë të gjithë së bashku”.

“Unë kam besim që me urtësi, mencuri dhe bashkëpunim, do të krijohen rrethanat që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet të vendosin për marrëveshjen me Serbinë”.

“Nuk mund të lëvizë Serbia pa normalizim të raporteve me Kosovën. Por as neve nuk do të na lejohet kjo gjë nëse nuk krijojmë fqinjësi të mirë me Serbinë”.