Thaçi thotë se zhvilloi bisedë “përmbajtjesore” me Pence

Thaçi thotë se zhvilloi bisedë “përmbajtjesore” me Pence

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se është takuar me zëvendëspresidendein amerikan Mike Pence. Përmes Facebook, Thaçi ka treguar se takimi ka qenë “tepër miqësor por edhe përmbajtjesor”.

“Kosova tani, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë. Prandaj, po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si forcë mbrojtëse profesionale e multi-etnike në shërbim të të gjithë qytetarëve. Prandaj jemi të pakompromis në luftimin e çdo ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi; prandaj jemi të përcaktuar për dialog e marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka shkruar Thaçi.

“Kjo është mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-ja ka qenë me ne në të kaluarën dhe do të jemi bashkë edhe në të ardhmen. Lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euro – atlantike.”

Presidenti Thaçi po qëndron në Podgoricë, ku mori pjesë sot  në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), i cili kësaj radhe bashkë-organizohet nga  Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë.