Thaçi thotë se Kosova ka perspektivë të sigurt euroatlantike

Thaçi thotë se Kosova ka perspektivë të sigurt euroatlantike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, që sipas tij, kanë hyrë në kalendarin e datave historike të Kosovës “si reagim i rinisë studentore për avancimin e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi.”

“Pas demonstratës së 11 marsit në Prishtinë, pasuan të tjerat edhe më të mëdha, gjithëpërfshirëse, në qendra të tjera të Kosovës, duke artikuluar fuqishëm kërkesën për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Thaci.

“Prej 11 marsit 1981 deri në qershor 1999, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje historike që vërtetuan drejtësinë e kërkesës për përparimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës. E tëra kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ndërsa sot, sipas tij, Kosova është vend i pavarur “me synime të qarta dhe perspektivë të sigurt euroatlantike”.

Një nismë e presidentit Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri ka nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, të cilët e kanë quajtur veprim të njëanshëm./Insajderi.com