Thaçi thotë se Kosova është e obliguar ta miratojë demarkacionin

Thaçi thotë se Kosova është e obliguar ta miratojë demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një tryezë që është organizuar në Prishtinë nga KDI, ka bërë edhe një herë të qartë se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj.

Thaçi ka përmendur dy obligimet kryesore për vendin tonë. Ai ka thënë se Kosova duhet ta ratifikoj demarkacionin, dhe duhet që sa më parë ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kosova ka marr disa obligime të që duhet t’i plotësoj siç është ratifikimi i demarkacionit i cili është edhe kusht për liberalizimin e vizave”.

“Pastaj janë edhe respektimi i marrëveshjet e arritura në Bruksel siç është themelimi Asociacioni”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com

Ai më tej ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativ tjetër dhe është e vetmja mënyrë që t’i iket çfarëdo konflikt.