Thaçi thotë se Franca me Kadarenë nderoi gjithë shqiptarët

Thaçi thotë se Franca me Kadarenë nderoi gjithë shqiptarët

Presidenti Hashim Thaçi ka falënderuar në gjuhën frënge, homologun e tij në Francë François Hollande, për nderimin që i kanë bërë shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Sipas Thaçit, Franca ka nderuar jo vetëm shkrimtarin që si pakkush, promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar, duke u shndërruar në prijës të orientimit properëndimor, por me këtë nderë, nderoi gjithë shqiptarët.

“Një pjesë e botës i njohin shqiptarët përmes rrëfimeve gjeniale të Kadaresë. Prandaj, ndarja e urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, François Hollande, është një mirënjohje, jo vetëm për të si krijues, por edhe për mbarë popullin shqiptar”, ka shkruar Thaçi në Facebook.